Trajneri largohet nga Konyaspori për shkak të transferimit të Cikalleshit

13 shtator 2020 | 22:01

E pabesueshme ajo që ndodh te Konyaspor në Superligën turke.

Sokol Cikalleshi bëhet shkak për largimin e trajnerit Bulent Korkmaz i cili vetëm një ditë pas zyrtarizimit të transferimit të sulmuesit shqiptar ka dhënë dorëheqjen nga stoli i skuadrës bardhjeshile.

Kjo e papritur e madhe te Konyaspor ka ndodhur për arsyen se Korkmaz nuk e donte në skuadër sulmuesin shqiptar siç ka deklaruar vetë ai në një intervistë për mediat turke.

“Në sezonin e fundit ne kishim shumë vështirësi në shënimin e golave. Po punonim në merkaton e verës për ta zgjidhur këtë problem. Derisa klubi zgjodhi që të zyrtarizojë një prurje, Cikalleshin. Pasi arritën marrëveshjen me të, më kanë dhënë informatat dhe unë nuk e kam pranuar. Nëse të sjellin një lojtar që nuk e aprovon, atëherë kjo do të thotë se nuk ka trajner këtu. Menjëherë pas kësaj që ndodhi vendosa të largohem. Deri në këtë moment kishim punuar së bashku mbi sjelljen e futbollistëve”, u shpreh Korkmaz. /SS/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në…