Trajneri Lennon largohet nga Celticu
25 shkurt 2021
| 11:44
Neil Lennon ka marrë një vendim të papritur duke u larguar nga drejtimi i Celticut.
Në ekipin që ka dominuar prej vitesh kampionatin në Skoci, situata është e trazuar së tepërmi këtë sezon pas paraqitjeve të dobëta dhe diferencës prej 18 pikësh me rivalët e përjetshëm të Glasgowit, çka ka shkaktuar edhe protesta të forta te tifozët.
Në një situatë të tillë, trajneri Lennon vendosi të japë dorëheqje me efekt të menjëhershëm, ndërsa drejtimin e skuadrës e merr ndihmësi i tij John Kennedy.