Trajneri nga Kosova, Adriatik Kajtazi fiton titullin e kampionit në Zvicër
28 prill 2024
| 13:59
Trajneri nga Kosova, Adriatik Kajtazi është shpallur kampion me skuadrën e tij zvicerane të volejbollit, Schonenwerd.
Trajneri Katjazi e arriti këtë sukses qysh në edicionin e parë në të cilin atij iu besua udhëheqja e skuadrës si kryetrajner.
Kujtojmë që Adriatik Kajtazi, gjatë karrierës së tij në volejboll, ka shijuar trofe të shumtë në aventurën në volejbollin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e deri ne Katar.