Trajneri që e mposhti Realin në ‘Bernabeu’, i bashkohet ushtrisë ukrainase

28 shkurt 2022 | 16:14

Sot pesë muaj më parë, ekipi i Sheriff mposhti Real Madridin midis “Santiago Bernabeut” me rezultat 1:2 në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Trajner i ekipit moldav ishte ukrainasi, Yuriy Vernydub. Ai tani i është bashkuar ushtrisë ukrainase në luftë kundër Rusisë, e cila po tenton ta pushtojë.

Para katër ditëve, Vernydub e udhëhoqi skuadrën e tij në “play-off”-in e Evropa Ligës ndaj Bragas, kurse tani ka një detyrë krejt tjetër, ta mbrojë atdheun e tij. Sulmi ushtarak rus ndaj Ukrainës ka nisur të enjten.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë ditë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, duket se…