![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/282647354_3192508247653538_4407790910964255554_n.jpg)
Trajneri serb i Malmos ‘frikësohet’ nga Ballkani
13 qershor 2022
| 21:41
Nesër do të bëhet tërheqja e shortit për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Derisa njëra nga skuadrat që mund të ballafaqohet kampioni i Kosovës, Ballkani, është edhe ekipi i Malmos nga Suedia.
Në lidhje me këtë ka folur trajneri serb i Malmos, Millosh Milojevic, i cili është shprehur se do ta kenë të vështirë ndaj skuadrës së Ballkanit.
“Nuk do të jetë plani më i bukur nëse e kemi për kundërshtar, mund ta garantoj. Unë e di se si duken të gjitha planet për Ballkanin. Do të jetë e vështirë dhe ata do të bëjnë gjithçka që munden për të na eliminuar”, është shprehur trajneri serb për expressen.
Ndryshe tërheqja e shortit do të bëhet nesër me fillim nga ora 12:00.