Trajneri serb infektohet me Covid-19
23 gusht 2020
| 14:29
Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajloviq ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Lajmi është dhënë nga vetë klubi italian përmes faqes së tyre. Trajneri është asimptomatik por do të qëndrojë në izolim për të paktën dy javë sipas protokollit të koronavirusit.
“Pasi u kthye në Bologna të premten, Sinisa Mihajloviq ka dalë pozitiv me koronavirus. Trajneri ynë nuk ka simptoma, por do të qëndrojë në izolim për dy javët e ardhshme në përputhje me udhëzimet e autoriteteve. I gjithë grupi i ekipit të të rinjve iu nënshtrua gjithashtu testeve mjekësore në ditët e shkuara dhe rezultatet ishin të gjitha negative. Lojtarët e ekipit të parë dhe stafi do të testohen sërish”, shkruhet në deklaratën e Bolognës.