Trajneri shqiptar, Skënder Gega merr drejtimin e skuadrës Al Faisaly në Jordani
16 mars 2020
| 21:18
Skënder Gega, ka qenë i lidhur me disa klube në Shqipëri në kohët e fundit, por ai do ta vazhdojë karrierën në Jordani.
Gega që kishte deklaruar se është gati të provojë çdo lloj aventure, sot nënshkroi zyrtarisht me klubin Al Faisaly në kampionatin e Jordanisë.
Trajneri shqiptar është prezantuar në faqen zyrtare të klubit të cilët kanë konfirmuar ardhjen e tij.
Ai do të nis menjëherë punën, ndërsa kampionati në Jordani sapo ka filluar dhe në javën e parë Al Faisaly arriti të marrë vetëm një barazim.
Nuk dihet ende nëse trajneri nga Kosova, Arsim Thaqi, do të jetë pjesë e stafit të tij, pasi në të shkuarën kanë qenë afër që së bashku të marrin një klub.