Trajnerja e Donjeta Sadikut: As medalja botërore nuk krahasohet me këtë sukses
18 mars 2024
| 11:26
Mysafire në edicionin e sontëm të emisionit Sports Show në Klan Kosova, ishte edhe Marjola Sallauka, e cila është trajnere e boksieres, Donjeta Sadiku.
Për suksesin e arritur nga ‘nxënësja’ e saj, ajo tha se ka vlerë tepër të madhe.
Sallauka theksoi se ka qenë emocioni më i madh që kanë pasur ndonjëherë.
“Edhe medalja botërore dhe ajo evropiane e kanë rëndësinë e vet, por nuk krahasohen më këto fitore që i ka pasur. Ka qenë një turne shumë i fortë”, tha trajnerja në Klan Kosova.
Boksierja, Donjeta Sadiku, ishte pjesëmarrëse në turneun e boksit në Busto Arsizio të Italisë.
Ajo, në meçin e kategorisë deri në 60 kilogramë ka arritur të mposht italiane, Alessia Mesiano.