Trajnimi për Vlerësimin e rrezikshmërisë në vendin e punës
12 tetor 2023
| 11:28
Para çdo ushtrimi të profesionit, e rëndësishme është ruajtja dhe mbrojtja e shëndetit fizik dhe mendor.
Në ambientet e KRU ”Prishtina” tre ditë radhazi po mbahet trajnim për të gjithë të punësuarit me temën “Menaxhimi i sigurisë dhe shëndeti në punë” nga trajnerë profesionist z. Ruzhdi Feka dhe znj. Blerina Stublla nga Konzorciumi Blitermeng – B&M.
Shëndeti dhe siguria në punë janë qenësore për të kontribuuar në mënyrë direkte në performancën e ndërmarrjes, në të cilën punon i punësuari.
Poashtu u diskutuan edhe tema të ndryshme përfshirë mbrojtjen nga faktorët e brendshëm e të jashtëm të rrezikshmërisë si dhe menaxhimi i faktorëve psiko-social.