“Trajtat e shkurtra” del nga shtypi
Shtëpia botuese “Armagedoni” ka nxjerrë nga shtypi librin “Trajtat e shkurtra (vështrim drejtshkrimor dhe morfologjik në domenin publik)” të autorit Qëndrim Morina.
Ky libër, i hartuar kujdesshëm nga Morina, paraqet një prurje të re për studimet e shqipes.
Morina në këtë libër ka përfshirë shembuj fjalësh dhe fjalish nga: libra, gazeta, portale, emisione televizive, faqe zyrtare të komunave të Kosovës, procesverbale të Kuvendit të Kosovës dhe të Qeverisë së Kosovës, fatura të energjisë elektrike, komente të individëve të publikuara në rrjetin social “Facebook” etj. Me këtë korpus shembujsh nga këto fusha, Morina ka analizuar trajtat e shkurtra të përemrave vetorë, veçan ato të shkruara gabim, duke dhënë përkrah tyre trajtën e saktë.
Libri ka një rëndësi të veçantë për shkak të shembujve të ndryshëm që mund të shërbejnë për mësim sa më të lehtë nga nxënësit, studentët, gazetarët etj., për trajtat e shkurtra të gjuhës shqipe.