Trajtohen rreth 4 000 gjedhe kundër rriqrave në Ferizaj

21 qershor 2020 | 16:04

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se janë trajtuar 3 800 gjedhe në këtë komunë kundër rriqrave.

“Kujdesi për veprimtarinë e fermerëve, përkatësisht kafshëve që kultivojnë po dëshmohet vazhdueshëm. Është projekti për repelimin e gjedheve që u përfundua këto ditë, siguron mbrojtjen e gjedheve nga rriqrat si bartëse të një numri sëmundjesh virale e bakteriale, që në kaluarën solli shumë ngordhje të kafshëve në fermat komerciale dhe gjysmëkomerciale”, ka njoftuar komuna e Ferizajt.

Për të inspektuar këtë aksion të rëndësishëm për fermerët dhe kafshët që kanë në përkujdesje, ka dalë drejtori i Bujqësisë e Pylltarisë, Burim Bajrami.

Pasi është shprehur i kënaqur me këtë aksion, ai ka thënë se nisma të tilla do të realizohen edhe viteve në vijim, si veprime konkrete në mbrojtje të shëndetit të kafshëve dhe ndihmë direkte për fermerët.

Bajrami ka thënë se realizimi i këtij projekti ndikon jo vetëm në shëndetin e kafshëve, por edhe në shëndetin publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…