TRAKTORI NË TË CILIN U PËRJETËSUA DËSHMORI I LIRISË, IBRAHIM SHABANI
Në mbrëmjen e 29 dhjetorit të vitit 1998, në këtë traktor (Ursus C-355) nga forcat armike, në vendin e quajtur “Llojza”, përkatësisht në rrugën që të çon për Dremjak është vrarë dëshmori i lirisë, Ibrahim Beqir Shabani (36-vjeçar). Atë natë, Ibrahimi për destinacion kishte fshatin Mollopolc për ku ishte nisur me traktor nga fshati Vojnovc për furnizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me miell dhe gjëra tjera ushqimore. Pas rënies në altarin e lirisë, në orët e vona të asaj mbrëmje, pjesëtarët e UÇK-së e kanë tërhequr trupin e pajetë të Ibrahimit. Mandej, tri ditë më vonë, më 1 janar 1999, dëshmori është varrosur në fshatin e lindjes, në Vojnovc.
P.S. Ky traktor është i veteranit të luftës së UÇK-së, Avdyl Shaban Isufaj nga Mollopolci, i cili për 26 vjet me radhë e ruan me nostalgji si kujtim nga lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Lulzim Sahiti).