Tramvaji ndan më dysh autobusin në Stamboll, 19 të plagosur

05 dhjetor 2022 | 15:53

Të paktën 19 persona kanë mbetur të plagosur në Turqi pasi një tramvaj është përplasur me një autobus.

Mediat e huaja bëjnë me dije se katër persona janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur lehtë.

Përplasja ndodhi në zonën Eyupsultan të qytetit, ku treni i tramvajit u përplas dhe e ndau autobusin në dysh.

Ekipet e shpëtimit patën vështirësi të mëdha për nxjerrjen e një prej të plagosurve nga mbetjet e autobusit të qytetit. Dëmtime pësoi edhe një makinë që ishte aty pranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq, nuk ka dashur të përgjigjet…