Transferim bombastik nga Dukagjini, Ahmed Januzi ‘ateron’ në Klinë
Skuadra e Dukagjinit është duke u përforcuar fuqishëm për edicionin e ri futbollistik 2021/22.
Skuadra nga Klina pas rikthimit në Superligë ka transferuar disa futbollistë cilësor, kurse i fundit është Ahmed Januzi, i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e Llapit. Sulmuesi në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë. Gazeta “Epoka e re” kishe raportuar ditë me parë se skuadra që drejtohet nga trajneri Armend Dallku kishte arritur marrëveshje me ish-sulmuesi kuqezi, por zyrtarizimi ka ardhur sot.
“Sulmues me përvojë shumë të madhe edhe në Evropë, më saktësisht në futbollin ukrainas, ku për dhjetë vjet ishte aktivizuar te klubi Vorskla në Ukrainë. Me Vorsklan, në mbi 200 paraqitje zyrtare, realizoi 30 gola dhe 18 asistime. Januzi vjen nga skuadra e Llapit”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.
Njoftimi i plotë nga KF Dukagjini:
????? ??????, ???-?????????? ? ?????̈????? ?ë ??????̈????̈, ta?? ?????̈ ? ??????????
Sulmues me përvojë shumë të madhe edhe në Evropë, më saktësisht në futbollin ukrainas, ku për dhjetë vjet ishte aktivizuar te klubi Vorskla në Ukrainë.
Me Vorsklan, në mbi 200 paraqitje zyrtare, realizoi 30 gola dhe 18 asistime. Januzi vjen nga skuadra e Llapit.
I lindur më 8 korrik 1988, tridhjetetrevjeçari karrierën e filloi te klubi i vendlindjes Vushtrria, më pas kaloi në Shqipëri te Besa e Kavajës, nga aty vazhdoi në Superligën e Ukrainës. U rikthye në futbollin kosovar te Prishtina, ndërkohë gjatë sezonit të fundit ishte pjesë e Llapit.
Ahmedit i urojmë mirëseardhje dhe me klubin e Dukagjinit i dëshirojmë shumë suksese!
/Veton ZYMBERI/