Transferimi i Griezmannit në Barcelonë, punë e kryer
Antoine Griezmann u përfol shumë sezonin e kaluar për një kalim te Barcelona, por në fund sulmuesi vendosi ta rinovojë kontratën e tij me Atleticon e Madridit.
Kur ka kaluar gati një vit që nga ajo kohë, spekulimet për një transferim në Katalonjë ende nuk janë ndalur. Madje, së fundmi, gjiganti francez “RMC Sport” zbulon se 27-vjeçari ka gjetur marrëveshjen me klubin blaugrana dhe në fund të sezonit do ta veshë fanellën e Barcelonës.
Është pikërisht Zheron Roten, ish-futbollisti i PSG-së, i cili ka thënë për “RMC Sport” se transferimi i Griezmannit në “Camp Nou” është diçka e kryer. Në rast se diçka e tillë konkretizohet, atëherë pa dyshim do të ishte një ndër lëvizjet më të mëdha të merkatos, me Barçën që do të kryente një përforcim mjaft të rëndësishëm.