Transferimi që turbulloi Southamptonin
Shefi i Southamptonit, Ralph Krueger, ka thënë se kalimi i shumëpërfolur i Virgil van Dijkut te Liverpooli për 75 milionë funte, ka shpie klubin nën “një re” të “negativitetit” gjatë tërë sezonit.
Van Dijk kompletoi transferimin në Anfield të hënën pas një afere afatgjate që filloi verën e kaluar dhe që u përcoll me kundërthënie, përjashtim të lojtarit nga ekipi dhe me kërkim falje publike nga Liverpooli.
Krueger ka thënë se Southamptoni, që është dy pikë larg zonës së rrezikimit në Premier Ligë, pësoi një turbullirë spekulimesh rreth lojtarit gjatë pjesës së parë të sezonit.
“Ishte nën hije të një qëndrimi dhe principi”, ka thënë shefi i “Të Shenjtëve” për BBC Radio. “Ky kapitull përfundon këtu”.
“Reja ishte këtu, lejuam një negativitet në ambientin tonë fragjil, i bazuar në pozitivitet, kreativitet dhe bashkim për të gjetur zgjidhje. Besoj se tani do të këndellemi”, ka shtuar Kroeger, i cili mbështet Mauricio Pellegrino për të siguruar mbijetesën në Premier Ligë.
“Emocionalisht na prishi balancën dhe financiarisht ishte një rrezik i madh biznesi”, ka thënë ai për transferimin e Van Dijk te Liverpooli.