Transferohen mjetet në llogaritë e 647 personave që kanë qenë të angazhuar në zgjedhjet lokale
07 dhjetor 2018
| 14:47
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është dërguar lista për pagesë e pjesës së fundit të stafit zgjedhor të angazhuar në procesin zgjedhor të vitit të kaluar.
“Pra, transferimi i mjeteve është bërë në llogaritë aktive 647 personave, të cilët kanë qenë të angazhuar në zgjedhje si: Komisionerë, Personeli për Raportimin e Rezultateve Preleminare (K-Vote); dhe në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Duke pasur parasysh se Zgjedhjet Lokale janë mbajtur në fund të vitit të kaluar, disa pagesa për trupat zgjedhore nuk ishte e mundur të realizoheshin brenda vitit 2017”, është thënë në njoftimin e KQZ-së.
/Epoka e re/