Transformimi drastik i Bianca Censori që pas martesës me Kanye West
Bianca Censori ka pësuar një transformim drastik që pas martesës së saj me reperin Kanye West rreth një vit më parë.
Bianca Censori ka pësuar një transformim drastik që pas martesës së saj me reperin Kanye West rreth një vit më parë.
E njohur thjesht si një arkitekte në Melbourne, Bianca 28-vjeçare ka pushtuar kryeartikujt e mediave rozë ditën e martë, pasi Kanye, 46-vjeç, ka publikuar disa fotografi provokuese të saj, teksa thuajse pozon totalisht e zhveshur në Instagram.
Kanye ka publikuar këto fotografi ndërkohë që përgatitet për publikimin e këngës së tij të re me Travis Scott, para se ai të nxjerrë në treg albumin e tij të ri, “Vultures”, i cili pritet të prezantohet në fundin e këtij muaji.
Në fotot e postuara në rrjetet sociale, Bianca është parë në shtëpinë e çiftit, duke zbuluar thuajse komplet gjoksin e saj, e veshur me një komplet lëkure, duke i lënë shumë pak vend imagjinatës.
Krahasuar me kohën para se Bianca të takonte Kanye, kjo veshje është totalisht ndryshe nga ajo çfarë arkitektja vishte.
Më parë, Bianca kishte flokë të gjata dhe vendoste shumë makijazh. Por pas martesës me Kanye, stili i saj ka ndryshuar totalisht, duke u shfaqur me flokët të shkurtra dhe veshje përmes të cilave ekspozon trupin e saj më shumë seç duhet.
Kanye West dhe Bianca u martuan vetëm një muaj pas divorcit të reperit nga Kim Kardashian, me licencën e ‘martesës konfidenciale’ dhe dasma nuk u regjistrua në regjistrin publik.
Pasi bënë bujë për pamjet dhe sjelljet e tyre provokuese në Itali, Kanye West dhe Bianca Censori janë përfolur edhe për një krizë në marrëdhënien e tyre por mesa duket çifti vijon të jetë me njëri-tjetrin dhe këto fotografi e vërtetojnë më së miri.