Transplantohet kafka e parë plastike e bërë me printer 3D
24 korrik 2019
| 11:18
Një vajzë 22-vjeçare nga Holanda vuan nga një sëmundje kronikë e çrregullimit të kockave, asaj i është shtuar trashësia e kafkës nga 1.5 cm në 5 cm, duke i shkaktuar kështu dhimbje të tmerrshme të kokës dhe dobësim të shikimit.
Për këtë arsye, mjekët ia hoqën pjesën e sipërme të kafkës dhe ia zëvendësuan me një pjesë që e printuan me material plastike, në një printer 3D.
Operacioni u krye nga një ekip neurokirurgësh në Universitetin e Utrehtit, të cilët thonë se kjo është hera e parë që transplantohet një kafkë e printuar me 3D.