Transport publik falas për qytetarët e Kamenicës për 20 ditë
05 shtator 2024
| 14:02
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me stafin e tij kanë bërë xhiron e parë me autobusin i cili është bashkëpunim me FES (Friedrich Ebert Stiftung).
I pari i Kamenicës ka theksuar se janë duke rishikuar mundësinë për transport publik të rregullt në Kamenicë.
“Drejt transportit publik. E kemi bërë xhiron e parë sot me autobusin që do jetë në lëvizje për 20 ditë. Transport publik falas për të gjithë qytetarët e komunës sonë. Po studiojmë mundësitë për transport publik të rregullt në Kamenicë. Faleminderit Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina Office”, ka thënë Rahimaj.