Transporti publik në kryeqytet vazhdon të jetë falas për pensionistët
13 nëntor 2018
| 13:16
Komuna e Prishtinës nëpërmjet një komunikate për medie ka bërë me dije se ka subvencionuar me 10 000 euro në muaj Trafikun Urban.
Ky subvencionim është bërë me qëllim që pensionistët të mos paguajnë fare biletë në 51 autobusët e transportit publik.
“Jemi kujdesur që të lehtësojmë shërbimet për të moshuarit e Prishtinës edhe në çështjen e transportit. Komuna vazhdon ta subvencionojë Trafikun Urban me rreth 10 000 euro në muaj, ashtu që pensionistët të mos paguajnë fare biletë në 51 autobusët e transportit publik”, është thënë në komunikatën e Komunës së Prishtinës.
/Epoka e re/