Transportonte 20 emigrantë, shoferi braktis furgonin në hyrje të Korçës

05 shtator 2021 | 22:03

Goditet një tjetër rast i transportimit të emigrantëve të paligjshëm në zonën e Korçës.

Një furgon me 20 emigrantë është kapur në fshatin Drenovë.

Sipas News24, drejtuesi i mjetit sapo ka parë policinë, ka dalë nga mjeti dhe është larguar.

Mësohet se ai po i transportonte emigrantët drejt Tiranës. Ndërkohë policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit teksa po punon për kapjen e tij.

Nga ana tjetër emigrantët e paligjshëm janë transportuar në drejtorinë e kufirit për procedura të mëtejshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja kualifikuese mes Brazilit dhe Argjentinës për Kupën e Botës…