Transportonte në furgon 12 emigrantë drejt Kosovës, arrestohet 33-vjeçari
15 shtator 2021
| 12:02
Forcat e policisë të Lezhës kanë arrestuar në flagrancë një 33-vjeçar që po transportonte drejt Kosovës disa emigrantë.
Arrestimi është kryer në autostradën Milot-Morinë, ku në një furgon të tipit “Benz”, pas një kontrolli të kryer si pasojë e disa informacioneve të marra, janë gjetur 12 shtetas të huaj.
Bëhet fjalë për emigrantë që i drejtoheshin Kosovës, për të ndjekur më pas rrugën që do t’i çonte drejt kufijve të Bashkimit Evropian.
I arrestuari, shofer i furgonit, është shtetasi me inicialet I.N, banues në Fushë-Krujë./A2/