Transportuesit nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre, as sot s’ka qarkullim të autobusëve
Bojkotimi i punës dhe greva e operatorëve të transportit publik po vazhdon edhe sot. Në ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, përkatësisht para qeverisë, drejtues të Shoqatës së Transportuesve Rrugor të Udhëtarëve do të bëjnë një paraqitje publike para medieve në shenjë proteste për mos subvencionimin nga Qeveria në detyrë e Kosovës.
Marshi protestues me autobusë i paraparë për sot nga kjo shoqatë ka filluar në orën 10:00.
Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë për “Kosovapress” se nuk heqin dorë nga grevat dhe protesta deri në realizimin e marrëveshjes për subvencionim nga qeveria.
Ndërsa në shenjë proteste për mos subvencionimin nga qeveria në detyrë, rreth 250 kompani të autobusëve kanë protestuar të premten në Prishtinë.
Derisa prej të mërkurës, Shoqata e transportit rrugor të udhëtarëve, ka ndalur qarkullimin e autobusëve.