Tranzicioni i gjatë i FSK-së drejt një force ushtarake

03 nëntor 2019 | 16:34

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po e përmbyll vitin e parë të tranzicionit drejt shndërrimit në forcë me kapacitete ushtarake.

Njohësit e fushës së sigurisë, kanë vlerësuar se FSK-ja nuk ka bërë ndonjë transformim që mund të vërehet si e arritur e veçantë.

Kurse përfaqësuesit e institucioneve, kanë thënë se me gjithë sfidat e paraqitura, që nga miratimi dhe hyrja në fuqi e tri ligjeve përkatëse, atij për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, punët në drejtim të transformimit kanë ecur sipas parashikimeve.

Burim Ramadani, zëvendësministër në detyrë i Mbrojtjes, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se deri tani është arritur që të konsolidohen disa kapacitete për të vazhduar edhe me punët e tjera operacionale.

“Në Forcën e Sigurisë së Kosovës është themeluar Shtabi i Përgjithshëm. Janë themeluar katër komandat kryesore. Është rritur numri, është pranuar një numër i pjesëtareve të rinj dhe si e tillë ka vazhduar puna në aspektet e tjera. Ministria është në përfundim të fazës së tranzicionit në Ministri të Mbrojtjes dhe në përgjithësi mund të them se tashmë kemi Ministri dhe Forcë në kapacitete edhe administrative, politike dhe operacionale që i përgjigjet kërkesave dhe detyrimeve ligjore”, ka thënë Ramadani

Ramadani ka theksuar se Kosova i ka të definuara politikat e saj në rrafshin e mbrojtjes.

“Qeveria ka marrë vendim që edhe Aeroporti i Gjakovës të jetë nën menaxhimin e Ministrisë së Mbrojtjes së FSK-së, në mënyrë që për çfarëdo lloj zhvillimi të kapaciteteve, të kemi edhe hapësirat e nevojshme”, është shprehur Ramadani.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/fsk-tranzicioni-kosova/30250799.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar xhiro e dymbëdhjetë në Ligën e Parë të…