Tranzicioni në FSK, rekrutohen edhe pjesëtarë të komuniteteve pakicë
Forca e Sigurisë së Kosovës ka vazhduar me pranimin e pjesëtarëve të rinj, rekrutë, të cilët pritet t’i plotësojnë kapacitetet e kësaj Force, që ndodhet në procesin e transformimit në Ushtri të Kosovës. Rreth 700 pjesëtarë të rinj, prej tyre edhe pjesëtarë të komunitetit serb dhe pakicave tjera, i janë bashkuar rekrutimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës kohët e fundit.
Me planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, planifikohet që numri i pjesëtareve të FSK-së të arrijë në 5 mijë pjesëtarë aktivë dhe 2 mijë e 500 rezervë.
Dritan Gjonbalaj, këshilltar politik dhe zëdhënës i Ministrit të Mbrojtjes, tha për Radion Evropa e Lirë se vetëm ata që kalojnë testet do të bëhen pjesë e FSK-së.
“Në fazën e fundit të rekrutimit, FSK-ja ka pranuar 650 rekrutë të cilët do të kalojnë trajnimin bazik me kohëzgjatje prej nëntë javësh. Grupi i parë prej 350 rekrutëve ka filluar trajnimin bazik. Grupi i dytë do ta vazhdojë në shtator dhe si rrjedhojë në janar të vitit të ardhshëm do të kompletohet ky proces”, tha Gjonbalaj.
Ky proces, sipas zyrtareve në Ministrinë e Mbrojtjes do të zgjas nëntë javë dhe pas kalimit të fazës së trajnimit, rekrutët do të bëhen pjesëtarë të FSK-së.
Gjonbalaj thotë se interesimi i të rinjve ka qenë jashtëzakonisht i madh, duke përfshirë edhe të rinjtë nga radhët e komuniteteve pa përjashtim. Nga 650 rekrutë, 11 për qind, sipas Gjonbalajt. janë nga radhët e komuniteteve joshumicë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:
https://www.evropaelire.org/a/tranzicioni-i-fsk-rekrutim-/30014134.html