Traore mund të ftohet te Kosova
09 shtator 2020
| 16:45
Ylli i skuadrës së Trepça ’89, Lassine Traore, është kontaktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga vetë futbollisti në një prononcim për “Blic Media”.
“Jam kontaktuar nga një person i FFK-së i cili më ka pyetur nëse lajmi i publikuar në media është i vërtetë. Ai gjithashtu më pyeti nëse jam i gatshëm të bashkohem me Kombëtaren e Kosovës”, ka thënë fillimisht Traore, i cili është me prejardhje nga Mali. Ai luan në rolin e mesfushorit, derisa ka bërë paraqitje shumë të mira te 89-shi.