Trappi huazohet te Frankfurti
31 gusht 2018
| 15:19
Portieri i Paris Saint-Germain, Kevin Trapp është rikthyer në ish-klubin e tij, Eintracht Frankfurt si huazim deri në fund të sezonit.
Portieri gjerman iu bashkua PSG-së në vitin 2015, por me ardhjen e Gianluigi Buffonit ai u bë portieri i tretë në klubin francez. Portieri i dytë është Alphonse Areola.
/Epoka e re/