Trappi, synim i Interit
11 mars 2019
| 16:58
Interi është në kërkim të një alternative të Samir Handanoviqit për portën dhe emri i parë në listën e drejtuesve është ai i portierit të Eintracht Frankfurtit, Kevin Trapp, i cili është në pronësi të Paris Saint-Germainit.
Përballja në Evropa Ligë duket se ka shërbyer për drejtuesit zikaltër për ta parë nga afër 28-vjeçarin, i cili po bën një sezon mjaft të mirë në Gjermani.
Trapp u bashkua me Frankfurtin verën e kaluar në huazim për 1 sezon, pasi në Paris mbërriti Gianluigi Buffon. Interi shpreson të arrijë një marrëveshje me francezët në mënyrë që ta transferojë 28-vjecarin në “San Siro” verën e ardhshme.