Trashëgimia si nocion juridik
Shkroi: Mergim Bekteshi
Javë më parë profesorët universitar Bedri Bahtiri dhe Asllan Bilalli nga Fakulteti Juridik i UP-së ‘’Hasan Prishtina’’ lexuesve të kësaj fushe i ofruan librin E drejta trashëgimore, një libër me përmbajtje i harmanizuar nga e drejta civile apo private siç emërtohet nga evropianët, me theks të veçantë trashëgimia. Trashëgimia si institut i veçantë përmban një peshë specifike jo vetëm si nocion juridik por ekonomik, social dhe biologjik siç thonë autorët. Ky libër për nga struktura është homogjene që karakterizohet me rolin dhe rendësin e trashëgimisë si nga kuptimi historik në saktësinë dhe rolin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Rolin dhe rëndësinë e njeriut për të shtuar kureshtjen ndaj të mirave materiale dhe aftësinë për të zotëruar sendet(res) e formësuar me marrëdhënien juridike subjektive si ius duke vijuar në res hereditariae.
Libri ka një dimension të thelluar shkencor dhe përmban konsultime gjithëpërfshirëse nga E drejta civile për ti dhënë një objektivitet më të zgjeruar trashëgimisë. Konsultimi doktrinar nga autorët por edhe i ligjeve i jep një qasje më progresive duke mos mbetur peng dijeve të vjetra apo i një rrethi të caktuar si ai në Ballkan që trashëgimin e kanë shikuar me një objektiv më të ngushtë. Është një dije më e zgjeruar e autorëve për të hulumtuarpër trashëgimin si institut edhe përtej kufijve Ballkanik, në veçanti se si manifestohet trashëgimia edhe nga normat në Bashkimin Evropian apo nga ai anglo sakson. Të menduarit nga E drejta romake, se të gjallët nuk trashëgohen (viventis nondatum hereditais) autorët Bahtiri e Billalli mundohen ti zënë fill këtij parimi të lasht që për koincidencë ende vazhdon të jetë parim i zotërues edhe në ditët e sotme.
Kur flasim për kronologjinë e librit, ai përmban një narrativë të shkëlqyer që fillon me një artikulim të kujdesshëm të gjuhës për të pas një kuptim më të lehtë për studentët e juridikut apo të gjithë atyre që kanë për interesim të kuptojnë trashëgimin jo vetëm si studim nga kjo fushë por edhe nga fusha ekonomik, social dhe të përgjithësuara. Më pas libri fillon me thellomat shkencore që përkufizon secilin nocion të ndryshimeve shoqërore në lidhje me trashëgimin. Libri është i ndarë në njëzetepesë (XXV) kapituj me nënndarje të shumta dhe për së cilin segment veç e veç, duke u nisur prej kuptimit të trashëgimisë si nocion juridik dhe shoqëror e deri tek funksionimi i trashëgimisë në vendet e Bashkimit Evropian që janë në interes të përgjithshëm shoqëror, harmonizimin e normave juridike dhe parimin e barazisë që të gjitha ata që kanë lënë trashëgimtar të kenë të drejtë e trashëgimit nga pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme dhe të drejtat reale.
Në studime më të përgjithësuara ky libër ofron njohuri të bollshme për të gjithë të interesuarit e studimeve juridiko civil por edhe të atyre juridik penal për të kuptuar zanafillën e procesit të trashëgimisë e cila shpesh bëhet mollë sherri edhe për ndjekje penale. Libri shtjellon edhe ndryshime e reja normative në krijimin e ligjit për noterët, për rolin dhe rëndësinë e tyre, kompetencat në fushën e trashëgimisë, ndryshimet e ligjit apo plotësimit të ligjit 2004/26 në dhjetor të 2018, bashkërendimi në lidhje me procedurën jo–kontestimore dhe kontestimore dhe një varg bashkërendime të tjera që pasqyrojnë tematiken e trashëgimisë. Konsideroj se ky libër dhe hulumtime të tjera do të begatojnë fushën e trashëgimisë si nocion juridik për të krijuar barabarësinë jo vetëm nga ana normative por edhe në jetën e përditshme, të trashëgohet pasuria si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat që përkundër tendencave ende është duke çaluar, vajzat ua falin pasurin vëllezërve të tyre apo heqin dorë nga trashëgimia, sepse këtë e mundëson ligji dhe e kërkojnë doket e vjetra.