Trashësia e dëborës në Korçë arriti një metër
22 janar 2023
| 21:34
Ashtu si çdo vit edhe këtë dimër Panarit në qarkun e Korçës, është ndër zonat që izolohet nga reshjet e dëborës.
Në Qafën e Mashkullores, trashësia e dëborës në vende të caktuara shkon deri në 1 metër.
Ndryshe nga vitet e kaluara kur Panariti bllokohej për 2-3 muaj, këtë dimër autoritetet kanë nisur hapjen e rrugës, duke lehtësuar qarkullimin e banorëve të zonës./A2 CNN