
Travis Scott dëshiron të studiojë arkitekturë në Harvard
05 dhjetor 2018
| 11:10
Tani që ai ka pushtuar listat, Travis Scott i ka kthyer sytë kah Harvardi. Të hënën reperi ka bërë publike planet për të aplikuar në universitet. “Unë jam duke aplikuar në Harvard.
Me të vërtetë jam shumë i gëzuar”, ka thënë reperi. Dikush i afërt me këngëtarin ka konfirmuar për “Page Six” se ai ka ndërmend të aplikojë në programin e arkitekturës së universitetit. Scott kishte folur më parë për ambicien e tij për ta ndjekur universitetin në një intervistë të vitit 2017.