Travis Scotti zhduket nga “Instagram”-i pas akuzave për tradhti

04 mars 2019 | 11:16

Travis Scotti nuk është më në “Instagram” pas thashethemeve që po qarkullojnë rreth marrëdhënies së tij me Kylie Jennerin.

Reperi 26-vjeçar u akuzua për tradhti ndaj Kylie këtë javë.

“TMZ” ka raportuar se ai anuloi edhe koncertet këtë javë për ta riparuar marrëdhënien e tij, jo për shkak se ishte i sëmurë.

Përfaqësuesi i reperit lëshoi një deklaratë duke mohuar se ai kishte tradhtuar, por shumë fansa kanë hyrë në “Instagram” për të folur kundër yllit të muzikës.

Kylie dhe Travis janë prindër të një vajze njëvjeçare me emrin Stormi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmenja Paris Hilton është parë duke flirtuar me reperin Machine…