Trazira në Athinë
28 janar 2018
| 23:09
Në Athinë u rikthyen përleshjet mes anarkistëve dhe forcave të policisë.Sipas autoriteteve greke, një grup të rinjsh sulmuan forcat e policisë në zonën e lagjes rebele “Eksarqia”. Ata hodhën gurë dhe kokteile molotov, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.
Përleshjet vazhduan për disa orë dhe përfunduan rreth orëve të para të mëngjesit. Prej sulmeve të anarkistëve, disa makina u dëmtuan, ndërsa policia thotë se nuk ka asnjë të plagosur dhe gjithashtu asnjë të ndaluar nga radhët e anarkistëve, transmeton “TCh”.
Situata në kryeqytetin grek u normalizua rreth orës 5 të mëngjesit.