Trazira në Berlin
Trazirat kanë shpërthyer në Berlin në natën e Vitit të Ri, njëjtë si vitin e kaluar, derisa një person ka mbetur i vdekur.
Policia raportoi për një seri sulmesh ndaj anëtarëve të shërbimeve të urgjencës, si dhe ndaj qytetarëve të thjeshtë, dhe protestuesit përdorën fishekzjarrë.
Të paktën 15 oficerë policie u plagosën në sulmet në të gjithë qytetin dhe rreth 300 protestues u arrestuan për shkelje të ligjit për fishekzjarrë, raporton Bild.
Megjithëse policia kishte identifikuar Neukölln, një nga 12 rrethet e Berlinit, si pikën më të madhe të nxehtë përpara ngjarjes, por gjërat dolën ndryshe.
Zona përballë Bashkisë ranë Alexanderplatz u shndërrua në një vend konflikti të ndërsjellë.
Më shumë se 500 persona, kryesisht të rinj, sulmuan njëri-tjetrin me fishekzjarrë dhe raketa, të cilat i gjuajtën drejt e në turmë.
U sulmuan edhe oficerët e policisë, ndërsa policia arriti të shpërndajë grupin dhe filloi të kontrollonte se ku ishin fishekzjarrët, pas së cilës një grup prej 200 personash filluan të qëllojnë me mjete piroteknike ndaj policëve.
Disa persona u plagosën nga fishekzjarrët. Sipas policisë, tre fëmijë (6, 9 dhe 12 vjeç) kanë mbetur të lënduar dhe një fëmijë 12-vjeçar është dërguar në spital me plagë në sy ndërkaq një i rritur ka mbetur pa ndjenja.
Në Solingen, policia rrethoi të gjithë zonën e banimit për shkak se policët u qëlluan me mjete piroteknike dhe gurë. Rreth njëqind protestues u mblodhën dhe zjarrfikësit shuan barrikadat e djegura pasi policia siguroi pjesë të caktuara të rrugës.
Në Koblenz, një 18-vjeçar humbi jetën nga një shpërthim fishekzjarresh.