Trazira në Gjeorgji për shkak të fjalimit të deputetit rus

21 qershor 2019 | 16:00

Rreth 240 persona janë plagosur kur protestuesit bënë përpjekje të sulmojnë Parlamentin e Gjeorgjisë, pasi një ligjvënës rus mori ulësen e kryetarit në Parlament.

Policia i ka penguar ata nga hyrja në ndërtesë, duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Zemërimi ka shpërthyer kur Sergei Gavrilov iu adresua një asambleje të deputetëve nga vendet e krishtera ortodokse.

Tensionet e Gjeorgjisë me Rusinë mbeten të larta edhe 11 vjet pasi vendet luftuan për rajonin separatist të Osetisë së Jugut.

Më shumë se 100 njerëz vazhdojnë të trajtohen në spitale si pasojë e përleshjeve, kanë thënë zyrtarët gjeorgjianë.

Në mesin e 240 të të plagosurve, 80 ishin policë, shtuan ata.

Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, ka njoftuar dorëheqjen e tij të premten, gjë që ishte kërkesë e protestuesve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan e ka refuzuar ofertën e Barcelonës për kapitenin…