Trazira në Gjermani, bandat shkatërrojnë dyqanet, dhjetëra policë të lënduar

21 qershor 2020 | 18:49

Stuttgarti në Gjermani kaloi një natë të dhunshme, kur dhjetëra persona shkatërruan dyqane dhe sulmuan automjetet e policisë në qendër të qytetit.

Policia ka bërë të ditur se 19 efektivë kanë mbetur të lënduat gjatë dhunës. Foto dhe video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë vandalizimin e dyqaneve në qendër të qytetit. Dhuna nisi pas një kontrolli antidrogë, ndërsa u përshkallëzua edhe më tej kur një 17-vjeçar u mor në pyetje për lidhje të mundshme me grupet e drogës, ka bërë të ditur Thomas Berger, zëvendësdrejtori i policisë së Stuttgarti-t.

Një grup prej më shumë se 100 personash hodhën gurë dhe shishe ndaj policisë, ndërsa më pas u bënë më shumë se 400 persona, të cilët sulmuan makinat e policisë dhe shkatërruan dyqanet.

Shefi i policisë së Stuttgarti-t Frank Lutz u shpreh se situata ishte tensionuar ndjeshëm kryesisht gjatë tre apo katër javëve të fundit.

Të paktën 40 dyqane u dëmtuan, ndër të cilët 9 u grabitën. 24 persona u arrestuan nga policia, nga të cilët 12 ishin gjermanë, ndërsa 12 të tjerë të kombësive të ndryshme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, beson se Liverpooli mund…