Trazira në Londër, mijëra persona në shesh kundër masave anti-Covid

20 mars 2021 | 23:05

Mijëra banorë të Londrës kanë dalë sërish në rrugë për të kundërshtuar masat kundër koronavirusit të vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e gjerë të pandemisë.

Ndonëse Britania e Madhe renditet ndër vendet e para në botë për ecurinë e mirë të procesit të vaksinimit, autoritetet i tremben një vale të re infektimesh dhe për këtë arsye kanë hezituar të lehtësojnë masat në zonat më të rrezikuara.

Protestuesit u mblodhën në parkun Hyde dhe gjatë marshimit të tyre u regjistruan dhe përplasje me policinë. Dhjetëra u arrestuan, ndërsa pati dëme materiale dhe në bizneset e lokalet në anë të rrugës.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri legjendar i Juventusit, Gianlugi Buffon, e ka një dëshirë…