Trazira në Suedi, ekstremistët e djathtë dogjën Kuranin
15 prill 2022
| 20:51
Një trazirë e dhunshme shpërtheu sot në Suedi, pasi ekstremisti i krahut të djathtë danezo-suedez Rasmus Paludan i vuri zjarrin një Kurani në Rinkeby në perëndim të Stokholmit të premten.
Ai e ka bërë veten të njohur për provokimin, duke djegur Kuranin dhe duke treguar fotot e profetit Muhamed.
Të premten pasdite, policia ka njoftuar se kishte ndryshuar vendndodhjen e demonstratës së partisë, e cila tani po mbahet në qendër të Örebros.
Djegia e planifikuar e Kuranit nga ekstremisti i djathtë Rasmus Paludan edhe në qytetin e Örebros nuk ka mundur të fillojë.
“Është një situatë e rëndë për të cilën ne bëjmë maksimumin për ta trajtuar”, thotë Diana Qudhaib, zëdhënësja e policisë.
(Astrit Gashi)