Trazirat e marsit, skenar i shërbimit sekret serb!
Shkruan: Hisen Berisha
Trazirat e marsit ishin bumerang për ne si Kosovë. Ato e kanë vulosur pretendimin e kishës serbe për pronësinë mbi trashëgimin tonë kishtare.
Trazirat e marsit ia kanë vulos pronësinë e kishës serbe mbi trashëgimin kishtare tonën, dhe i kanë përvetësua kishat tona dhe trashëgimin ortodokse shqiptare në Kosove.
Ashtu si e ka humbur Serbia me luftë Kosovën, njëjtë ne me vandalizmin e Marsit 2004, e kemi humbur të drejtën të administrojmë pasurin tone kishtare në Kosovë ngase atë na e ka marr kisha ortodokse serbe.
Kjo rrethanë do ende një investigim për të parë ketë komplot anti Kosovë kush e skematizoi dhe rolin e aktivistëve të KAN, se në ato trazira, di që shumë aktivist të KAN kanë qenë pjesë të atyre trazirave, që për pasoj u vulos pronësia e kishës ortodokse mbi kishat meshtare shqiptare.
Në duhet tani ta ndalim ketë pasoj, që kisha serbe të mos pretendoj akoma mbi trashëgimin tonë siç po bën me kishën e Rakinicës në Podujevë, e asaj në Studençan të Istogut.
Si lejoj qeveria, që kleri i kishës ortodokse serbe të vendoset dry në kishën e Rakinicës?
Nuk reagoj kur dihet se ajo kishë ishte e mbrojtur nga Ministria e Kulturës si objekt kulturor dhe e vetmja kishë ortodokse shqiptare e mbijetuar pa e përvetësua kisha serbe.
Ajo kishë u pagëzua nga besimtaret shqiptar me At Gjufkën dhe duhet që të mbrohet nga Qeveria e Kosovës.
Unë jam i shqetësuar me vendimin politik që mori qeveria e Republikës së Kosovës për “zbatimin” e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rastin e Manastirit të Deçanit.
Ne mendojmë se trajtimi i kësaj çështje nga Gjykata Kushtetuese ka qenë i pa drejtë dhe nuk ka qenë pjesë e trajtimit lëndor të saj. Tutje, vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ia njeh Manastirit të drejtën e pronësisë së tokave dhe ndërmarrjeve shoqërore.
Pasi ka filluar procedura e ekzekutimit të vendimit të gjykatës, ku Agjencioni Kadastral i Kosovës nxori vendim për implementimin e vendimit gjyqësor. Jemi të bindur që ky rast nuk ka përfunduar dhe do të atakohen vendimet edhe në procedurën e konfliktit administrativ.
Pasi të përfundohet procedura e konfliktit administrativ, rasti duhet të adresohet përsëri pranë Gjykatës Kushtetuese.
Tanimë, ekziston edhe praktika gjyqësore kushtetuese lidhur me atë se gjykatat nuk duhet të trajtojnë vetëm faktin se a është vendimi i formës së prerë. Në fakt, përgjegjësia e gjykatave duhet të jetë krejtësisht tjetër, ashtu që duhet t’i shohin të gjitha rrethanat se si është nxjerrë një vendim gjyqësor i formës së prerë.
Pavarësisht presionit politik, gjykatat nuk duhet të aplikojnë standarde të dyfishta, por të vendosin mbi bazën e praktikës gjyqësore të cilën vetë e kanë krijuar.
Mendojmë se nuk është lexuar me shumë kujdes vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin e Manastirit të Deçanit, pastaj nuk është konsultuar mjaftueshëm as jurispodenca e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe për rrjedhim, lexojmë deklarata të gabueshme dhe të ngutshme se kjo çështje tashmë ka marrë fund.
Siç e përshkruam më sipër, mendoj se ka akoma mundësi ligjore për ta atakuar vendimin e DHP/GJS-së, i cili është implementuar nga AKK-ja.
Prandaj, i ftojmë palët që kanë qenë pjesë e procedurave gjyqësore, siç është NSH “Iliria” dhe NSH “Apiko”, që bashkërisht me Komunën e Deçanit, në afat sa më të shkurtër të mundshëm ti atakojnë vendimet pranë Gjykatës kompetente.
Gazetarët hulumtues, në bazë te ligjit për qasje në dokumente publike, duhet të shkojnë në gjykata të marrin të dhënat për trazirat dhe të shihni se shumë të akuzuar kanë lidhje me strukturat e partinë e Kurtit.