Trazirat në SHBA, Biden: Një nga ditët më të errëta në historinë e kombit!

07 janar 2021 | 23:35

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden i kushtoi një tjetër konferencë për shtyp nga Delawere protestave të dhunshme në Washington, ku mbështetës të presidentit Donald Trump hynë me forcë në Kongresin Amerikan.

Biden e konsideroi ditën e djeshme një nga më të errëtat në historinë e kombit dhe sulm ndaj fortesës së lirisë dhe demokracisë.

“Ata që kishin hyrë mbrëmë në Kapitol nuk ishte protestues, por një turmë e dhunshme dhe terroristë të brendshëm”, tha Biden.

Gjithashtu, presidenti i zgjedhur, që pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 20 janar, nuk kurseu as kritikat ndaj forcave të policisë, për të cilat tha se nëse protestuesit do të ishin pjesë e lëvizjes “Black Lives Matters”, reagimi i tyre do të ishte ndryshe.

Ai më tej shtoi se Donald Trump është përgjegjës për turmën për të mbyllur gojën e gati 160 milionë amerikanëve që votuan në nëntor.

“Trump e bëri të qartë përbuzjen e tij për demokracinë tonë, Kushtetutën tonë dhe lëshoi një sulm të plotë ndaj institucioneve demokratike, e cila përfundimisht çoi në dhunë në Kapitol”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I lindur në Ratkoc të Rahovecit e i mërguar si…