
Trazohet bregdeti shqiptar (Video)
23 korrik 2018
| 18:18
Pushuesit nga Kosova që gjenden për pushime në bregdetin shqiptar kanë bërë me dije se nga Velipoja deri në Sarandë, të hënën ka mbretëruar një kohë jo e mirë, e cila është përcjell me rrebesh shiu e furtunë.
Pothuajse deti është trazuar në gjithë Shqipërinë, në veçanti në plazhet e bukura të Dhërmiut, me ç’rast ka bërë që pushuesit për një kohë të gjatë ta lënë plazhin dhe të vendosen në banesat dhe apartamentet e tyre, raporton “Epoka e re”.