Tre amerikanë fitojnë Nobelin për ekonomi
Një grup prej tre ekonomistësh amerikanë, përfshirë ish-shefin e Rezervës Federale të SHBA-së, Ben Bernanke, ka fituar Çmimin Nobel për Ekonomi, për shkak të hulumtimit lidhur me krizat bankare dhe financiare.
Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencës, tha se Bernanke, Douglas Diamond, dhe Philip Dybvig kanë fituar Nobelin për hulumtimin e tyre që “ndjeshëm përmirësoi kuptimin e rolit të bankave në ekonomi, veçanërisht gjatë krizave financiare”.
“Gjetjet e laureatëve kanë përmirësuar aftësinë tonë për të shmangur edhe krizat serioze, dhe pakot e shtrenjta të shpërtimit”, tha Tore Ellingsen, kryetar i Komitetit për Çmimin për Shkenca Ekonomike.
Bernanke aktualisht punon në Institutin Bruking në Uashington, Diamond është profesor në Universitetin e Çikagos, ndërkaq Dybvig është profesor në Universitetin e Uashingtonit në Misuri.
Çmimi për ekonomi nuk është një prej pesë çmimeve të para që ishin ndarë më 1895, kur u krijua ndarja e Çmimit Nobel nga shpikësi i dinamitit, Alfred Nobel.
Çmimi Nobel për Ekonomi ka nisur që të ndahet nga viti 1969.