Tre astronautë kthehen në tokë pas gjashtë muajsh qëndrimi në stacionin hapësinor të Kinës

31 tetor 2023 | 10:25

Tre astronautë janë kthyer në Tokë pas gjashtë muajsh në stacionin hapësinor të Kinës.

Jing Haipeng, Zhu Yangzhu dhe Gui Haichao dolën nga kapsula e kthimit në një qendër hapësinore kineze të martën në mëngjes.

Mësohet se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kina bëri misionin e saj të parë hapësinor me ekuipazh në 2003 dhe planifikon të dërgojë astronautë në Hënë përpara vitit 2030.

Ky shtet ka sjellë mostra nga sipërfaqja hënore dhe ka ulur një rover në anën më pak të eksploruar të Hënës.

Planet e ardhshme përfshijnë dërgimin e një teleskopi të ri për të hetuar thellë në univers.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar për bastisjen nga…