Tre astronautë kthehen në Tokë pas gjashtë muajve të misionit në Gjithësi
Tre astronautë janë kthyer nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë në Tokë, pas më shumë se gjashtë muajsh të misionit atje.
Ata kanë arritur në stepat e ftohta të Kazakistanit më 28 shkurt.
Astronautët e NASA-s, Joe Acaba dhe Mark Vande Hei, si dhe astronauti rus, Aleksandr Misurkin, janë shfaqur të buzëqeshur derisa kanë dalë nga kapsula e tyre e gjithësisë.
Stafi mjekësor është përkujdesur menjëherë për t’u siguruar se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata kanë jetuar në Stacionin e Gjithësisë nga muaji shtator.
Acaba dhe Vande Hei kanë ndihmuar në zëvendësimin e disa pjesëve të vjetërsuara në stacion.
Vjeshtën e vitit të kaluar, ata po ashtu kanë pasur rastin të bisedojnë me Papa Françeskun, për të diskutuar bukurinë dhe brishtësinë e planetit Tokë.
NASA ka planifikuar dërgimin e Acabe dhe Vande Hein në Hjuston.
Misurkin do të kthehet në selinë e kozmonautëve në Rusi.
Një ekip zëvendësues do të niset nga Kazakistani më 21 mars, për të plotësuar numrin e ekipit të Gjithësisë në gjashtë persona. (Rel)