Tre boksierë nga Kosova nisin garën për kualifikimet në Lojërat Olimpike Paris 2024
Boksierët nga Kosova, Donjeta Sadiku dhe vëllezërit Bashkim dh3 Shpetim Bajoku ndodhen në Arsizio të Italisë, ku nga sot (e diel) e deri më 11 mars do të mbahet turneu i parë kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Boksierët nga Kosova do të kërkojnë normën olimpike, të parën ndonjëherë për sportin e boksit në Kosovës.
Federata e Boksit e Kosovës përmes një postimi ka theksuar se për ta fituar biletën, Sadikut, që garon në kategorinë -60 kilogramë, i duhet të përfundojë në njërën nga tri pozitat e para, që nënkupton se edhe arritja në gjysmëfinale nuk siguron kualifikimin, pasi duhet zhvilluar lufta për vendin e tretë.
Kjo federatë ka njoftuar se për dallim nga Sadiku, Bajokëve u mjafton kualifikimi në gjysmëfinale për të siguruar biletën për Paris.