Tre deputet të LSI-së duan pjesëmarrjen në komisionet parlamentare (Dokument)
16 shtator 2021
| 15:54
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka kërkuar të jetë pjesë e komisioneve parlamentare. Nga 4 deputetë që ka LSI-ja, 3 prej tyre kërkojnë të jenë anëtarë të komisioneve.
Tre deputetët që kërkojnë të jenë pjesë e komisioneve parlamentare janë: Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Agron Çela.
-Petrit Vasili kërkon të jetë anëtar i Komisionit të shëndetësisë dhe zëvendësues te ligjet.
-Erisa Xhixho kërkon të jetë anëtare e Komisionit të ligjeve, te Integrimi dhe zëvendësuese te media.
-Deputeti Agron Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të sigurinë kombëtare.