
Tre deputetë në Shqipëri infektohen me Covid-19
Kuvendi i Shqipërisë ka njoftuar në një deklaratë për medie se që në fillim të pandemisë së Covid-19, ka respektuar në mënyrë rigoroze të gjitha masat mbrojtëse të urdhëruara nga Aktet Normative të Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Kjo deklaratë vjen pasi 3 deputetë shqiptar kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
“Me vendim të Konferencës së Kryetarëve, është kufizuar kohëzgjatja e seancave plenare, si dhe koha e diskutimeve. Mbledhjet e komisioneve parlamentare, Byrosë dhe Konferencës së Kryetarëve zhvillohen online”, është thënë në deklaratën e Kuvendit, raporton “TCh”.
Kuvendi shqiptar ka theksuar se deputetët në sallë mbajnë maska, respektojnë distancën fizike, duke shfrytëzuar për këtë qëllim edhe mjediset e tjera të sallës së seancave, galerinë dhe llozhat.