Tre ekipe shqiptare në eliminatoret evropiane

26 qershor 2020 | 20:22

Ashtu edhe siç pritej, pasi skuadra e Vardarit nuk mori licencën, FC Sileksi nga Kratova, si i dyti në tabelë, do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Ky është vendimi i Këshillit Drejtues të FFM-së të mbajtur në seancën e sotme. Sa i përket kualifikimeve në Ligën e Evropës, vendi ynë do të përfaqësohet nga tre skuadrat shqiptare Shkëndija, Shkupi dhe Renova.

Dilema e vetme ishte nëse Shkupi apo Makedonia Gj.P do të shkojë si e treta, por meqë sezoni 2019/2020 u ndërpre dhe nuk vlente më rregulli i ndeshjeve mes vete pasi këto dy skuadra kishin pikë të barabarta dhe kjo bëri që rënditja momentale në tabelë të favorizoj skuadrën e Shkupit./albsport.mk/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se…