Tre fëmijë nga Kosova arrijnë në Izrael për shërim
01 prill 2021
| 10:54
E ngarkuara me punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka bërë me dije se tashmë në Izrael kanë arritur së bashku me nënat e tyre, tre fëmijët nga Kosova të cilët do të marrin trajtim mjekësor.
Demiri në llogarinë e saj në “Twitter” ka falënderuar organizatën “Save a Child’s Heart” për këtë mundësi trajtimi shëndetësor.
“Dje fëmijët tanë së bashku me nënat e tyre arritën në Izrael, me emocione të përziera shqetësimi dhe shprese. Save Child’s Heart faleminderit për afrimin e zemrave dhe shpëtimin e tyre. Ambasada e Kosovës do të ketë një udhëtim të gjatë me Erandën, Rrustemin dhe Endritin gjatë qëndrimit të tyre në Izrael”, ka shkruar Demiri.